Kantautori Sata: Sot imitohen modele të gabuara që nuk i duhen as dreqit

19 Korrik 2023 | 20:10

Kantautori Vlashent Sata tha në një intervistë për “Summer Cube” në Euronews Albania se sot imitohen modele të gabuara që siç u shpreh artisti “nuk i duhen as dreqit”.

Sipas tij festivali Za Fest do të jetë një aktivitet në të cilin, të rinjtë dhe jo vetëm do të marrin shembullin e duhur se si duhet bërë art i mirë dhe motivimin për të mos u larguar nga vendi, por për të besuar se këtu mund të bëjnë gjëra të mëdha.

“Za Festi tenton si festival, si organizim, si event, si ngjarje, të takojë njerëzit që si kjo e ardhmja jonë e bazuar në të shkuarën dhe me motor të ardhmen, si mund të bëhet një vend më i mirë që njerëzit mos të kenë të vetmen alternativë largimin. Jo vetëm për të rinjtë, por të gjithë njerëzit në Shqipëri hasin problematika dhe unë mendoj se ne kemi nevojë pikërisht për këtë, për figura të suksesshme,” – u shpreh Sata.

Sata foli dhe rreth Za Fest, festival ky i cili tenton çdo vit të jetë sa më autentik dhe Sata si organizator shprehet se vlerat shqiptare janë gjithnjë në fokus të çdo edicioni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026