“Ne pimë alkool kur ngasim makina”, Eksperti Hoxha: Shqiptarët të ndërgjegjësohen

20 Korrik 2023 | 08:12

Gëzim Hoxha eksperti i sigurisë rrugore tha në një intervistë për “Good Morning Albania” se shqiptarët nuk janë përdorues të mëdhenj të alkoolit, në krahasim me vendet e tjera.

Ai tha se statikisht ne jemi vendi që konsumon më pak alkool, por jemi vendi që ngasim më shpesh makinën në gjendje të dehur.

Hoxha tha se ne shqiptarët shpesh pinë alkool në momentin e gabuar, kur mblidhen me të afërm për të festuar, e më pas e ngasin makinën të dehur, kjo gjë duhet të ndryshojë pasi është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

“Problemi është se duhet të kemi më shumë kujdes me emigrantët. Ata kanë vite pa ardhur e ne shqiptarët kemi zakonin “hajde pinë një gotë raki” ai thotë nuk dua, po ne e detyrojmë, pi një e dy, e fusim dhe në makinë e i themi ik tani, ikën ai e bëhet copa.

Duhet të mos ndikojmë te të tjerët për të pirë alkool. Ne jemi vendi që me statistika botërore pimë më pak alkool, por pimë më shumë alkool kur ngasim makina. Ne në raport me vendet e tjera nuk jemi përdorues alkooli, por pimë kur ngasim makinën, nuk jemi në rregull nga trutë e kokës, se dimë kur duhet të pimë e kur nuk duhet të pimë. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen”,-tha Gëzim Hoxha.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024