“Po ndihmojmë mjekët të rrinë”, zv. ministrja: Nëpër spitale vetëm pajisje moderne
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se po i ndihmojnë mjekët të qëndrojnë në Shqipëri.
Ajo u shpreh se kanë investuar në pajisje moderne nëpër spitale që rrjedhimisht lidhet me kushte më të mira pune.
“Ky projektligj nuk është as masa e parë, as masa e vetme, asnjë masë e izoluar që ne marrim për të pasur mjekë dhe shërbim shëndetësor në gjithë Shqipërinë. Në fakt masa kanë filluar të merren që 10 vjet para. Nëse ne flasim për transformime që janë bërë në sistemin shëndetësor, krahasuar me vitin 2014, vetëm nëse je i verbër dhe nuk e shikon. 1.1 mjekë për 1 mijë banorë, është dyfishuar numri i mjekëve. Kur ne kemi filluar sistemin e transformimit shëndetësor, ka filluar pikërisht me këtë synim, jo vetëm me rritjen e kujdesit ndaj pacientit, por dhe me krijimin e kushteve më të mira të mjekëve për të punuar. Janë të panumërta investimet në shëndetësi, që nga transformimi i spitaleve,” – u shpreh Ramosaçaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çfarë duhet bërë për t’i mbajtur mjekët në Shqipëri, flet Sallabanda
- “Po mbani mjekët rob”, Shehu revoltohet me Ramën: Ata bëjnë mirë të ikin në Gjermani
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 09:32 Zelensky flet për kabinetin e ri qeveritar: Detyra kryesore garantimi i sigurisë, do ketë ndryshime me partnerët
- 09:29 Kupa e Botës 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmon praninë e Presidentit Trump në finale
- 09:20 Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
- 09:16 Gruaja e Kryeministrit të Spanjës do të përballet me një gjyq, zbardhen dy akuzat ndaj saj
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës