Kievi akuzon Rusinë për sulme ndaj depozitave të grurit, reagon Moska zyrtare
Për të tretën natë rresht Odesa dhe Mikolaivi janë goditur nga sulmet me dronë dhe raketa. Ushtria ukrainase ka deklaruar se pala ruse po sulmon infrastrukturën civile, duke dëmtuar godinat e banuara dhe shkaktuar vdekje në radhët e civilëve.
Forcat e mbrojtjes ajrore llogaritën në tërësi rreth 20 raketa të qëlluara dhe po aq dronë iranianë të përdorur.
Ishte në Mikolaiv ku u goditën godina të banuara, njëra prej të cilave u shkatërrua plotësisht, duke lënë 18 të plagosur, 5 prej të cilëve fëmijë.
Nga ana e saj, Moska insiston se po shkatërron komplekset ushtarake, por Kievi thotë se Kremlini ka vënë në shënjestër depozitat e grurit. Sa i takon zgjatjes së marrëveshjes për eksportin e drithërave, Rusia kërkon që të plotësohen një seri kushtesh.
“I pari është heqja e sanksioneve për furnizimet me grurin rus dhe fertilizuesit rusë në tregun botëror. I dyti, të hiqen pengesat për bankat dhe institucionet financiare ruse. I referohemi këtu rivendosjes së menjëhershme të lidhjes me sistemin ndërkombëtar bankar SËIFT. Nuk na duhen premtime apo ide, ne duam që këto kushte të përmbushen,” – deklaroi Putin.
Pas skadimit të marrëveshjes së grurit, trupat ruse kërcënojnë se do të konsiderojnë çdo anije që shkon në portet ukrainas si objektiva ushtarakë. Për këtë arsye, Ukraina kërkon patrullime ndërkombëtare në detin e Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit