Asnjë skuadër shqiptare nuk e kalon raundin e parë në Champions
Ballkani i ka dhënë lamtumirën ligës së kampionëve, duke bërë që asnjë skuadër shqiptare të kalojë raundin e parë kualifikues. Të besuarit e Ilir Dajës u shtangën në Bullgari në kampionët e Ludogorets, me këta të fundit të cilët përmbysën disfatën 2-0 ntë 1 jave më parë.
Bullgarët arritën të shënonin dy gola që në pjesën e parë, ndërsa ritmi vijoi i njëjtë dhe në pjesën e dytë. Ishte sulmuesi ganez, Bernard Tekpeti ai i cili shënoi një dopietë në minutat 4 dhe 45’. Me nisjen e fraksionit të dytë, vendësit do të tregoheshin edhe më kërkues duke mos i dhënë mundësi skuadrës nga Suhareka.
Tizera e më pas Kaio Vidal vulosën triumfin 4-0, ndërsa rezultati në total për të dyja sfidat u regjistrua 4-2, kështu Ludogorets ka të drejtë të vijojë më tej aventurën në Ligën e Kampionëve, me Ballkanin që do të jetë pjesë e raundit të dytë kualifikues në Conference League.
Ajo çka vlen të përmendet është se asnjë skuadër shqiptare nuk kaloi raundi ne parë kualifikues të Champions, duke regjistruar një tjetër dështim.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur