‘Ja pse SHBA dhe BE u kthyen kundër Albin Kurtit’, flet eurodeputeti austriak Waitz

21 Korrik 2023 | 23:20

Deputeti austriak i parlamentit europian Thomas Waitz, ka komentuar situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, ai nënvizoi se është i zemëruar pasi të gjithë po drejtojnë gishtin nga Kosova ndërkohë që sipas tij shkaqet kryesore të kësaj dhune dhe gjithë këtyre polarizimeve shumë të rënda janë të drejtuara qartë nga pala serbe.

“Absolutisht, dhe më ka shkaktuar goxha zemërim; pasi pas këtyre shkeljeve dhe ngjarjeve të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, të gjithë po i drejtonin gishtin qeverisë së Kosovës, edhe pse, duke marrë parasysh gabimin politik, ishte një hap absolut legjitim për të siguruar një përfaqësim politik në territorin e Kosovës. Shkaqet kryesore të kësaj dhune dhe gjithë këtyre polarizimeve shumë të rënda janë të drejtuara qartë nga pala serbe. Domethënë, si mund t’u kërkoni… le të themi, kolegëve tuaj në anën kosovare të mos futen në zgjedhje dhe pastaj të ankoheni për rezultatin? Si mund të drejtoni dhunën, të drejtoni polarizimin dhe më pas të habiteni që ka një situatë të polarizuar? Ndaj, Komuniteti Ndërkombëtar u mësua kaq shumë me z. Vuçiç, që firmos, ose më saktë, s’firmos marrëveshjen. Ose të paktën t’i pranon marrëveshjet. Një ditë më pas, bëri të kundërtën. Askush s’habitet më me këtë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026