Messi shkëlqen në debutim, shënon golin e parë për Inter Miami. Përlotet Beckham

22 Korrik 2023 | 16:47

Nuk kishte ku të shkonte më mirë se kaq, debutimi për Lionel Messin i cili realizoi një supergol me fanellën e Inter Miamit. Argjentinasi ishte heroi dhe njeriu i ndeshjes për të tijët, ku solli fitoren në minutën e 94’.

Inter Miami u përball me Cruz Azul në Kupën e Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore, ndërsa argjentinasi e nisi nga stoli. Miqtë kaluan në avantazh më Taylor në minutën e 44’, ndërsa në pjesën e dytë ishte Cruz Azul ajo e cili solli barazpeshën me Antunën.


Në minutën e 54 do të ishte radha për dyshen blaugrane që t’i bashkohej sfidës, konkretisht Messi-Busquets. Rastet e krijuara nga të dyja skuadrat ishin të shumta, por kur u duk se përballja do të mbyllej me shifrat 1-1, atëherë ishte Lionel Messi ai i cili prodhoi dicka spektakolare nga repertori i tij.

Një goditje dënimi në një distancë rreth 25m ishte Messi që ekzekutoi saktë duke e ndalur topin në rrjetë. Paraqitja e pleshtit u vlerësua maskimalisht nga opinion sportiv, ndërsa ndeshja e radhës është ajo ndaj Atlantës më 26 korrik. Ajo që ra në sy ishte dhe përlotja e David Backham.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026