“E tmerrshme”- Donnarumma flet pas grabitjes: Bashkëshortja ime është e tronditur
Futbollisti i njohur i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka kaluar së bashku me bashkëshorten e tij, ku të dy ranë pre e grabitësve. Çifti në fjalë ndodheshin në banesën e tyre në momentin kur autorët, të cilët dyshohet se janë francezë vendës hynë në banesë dhe morën sendet me vlerë.
“Të gjesh njerëz në shtëpi papritmas në tre të mëngjesit, mendoj se është ndjenja më e keqe që mund të përjetosh. Unë u imobilizova dhe Alesia u detyrua të dorëzonte gjithçka që kishim me vlerë. Nuk mund të jap më shumë detaje, hetimet janë në vazhdim dhe tani po shkoj në policinë franceze për të rindërtuar gjithçka që ndodhi me ta”, tha Donaruma.
Më tej, gardiani Italian ka shtuar se ndiheshin të rrezikuar, ndëra autorët i lidhën e vazhdimisht kërkonin të dinin vendin ku mbaheshin sendet me vlerë.
“Për momentin po qëndrojmë në një hotel. Alesia kishte shumë frikë, u tmerrova se diçka mund t’i ndodhte. Isha i pafuqishëm, i lidhur, nuk mund të bëja asgjë. Pastaj nuk flas aq mirë frëngjisht dhe ishte e vështirë t’u shpjegoja atyre njerëzve se ku ishin të gjitha gjërat. Ishte situatë terrori, veçanërisht e tmerrshme për të. Një tronditje shumë e thellë për të. Një gabim mund ta lëndonte atë. Do të jetë e vështirë të harrohet”, tha ai.
Autorët morën në banesën e futbollistit sende me vlerë rreth 500 mijë euro, ndërsa u larguan me shpejtësi. Policia franceze ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa ende nuk ka mundur t’i identifikojë autorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë