Prigozhin nis biznesin në Bjellorusi, zbulohet firma e hapur në emër të tij
Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka regjistruar një firmë “për menaxhimin e pasurive të patundshe” në Bjellorusi, pas rebelimit të ndërprerë kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, muajin e kaluar.
Firma “Concord Management and Consulting” është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, në fshatin Tsel, ka raportuar portali i lajmeve, Reform.by.
Në regjistrin e bizneseve në Bjellorusi, kompania ruse me të njëjtin emër – shef i së cilës, sipas dokumenteve, është Prigozhin – figuron si pronare e 100 për qind të aksioneve në firmën e regjistruar në Tsel.
Kompania “Concord Management and Consulting” është regjistruar në Rusi në vitin 2003, dhe numëron zyrtarisht 31 punëtorë, shkruan rel.
Në qershor, Kremlini ka thënë se ka arritur marrëveshje me Prigozhinin për t’i dhënë fund rebelimit të tij, duke thënë se udhëheqësi i mercenarëve do të shkojë në Bjellorusi, sikurse edhe forcat e tij, ndërsa akuzat ndaj tij do të hidhen poshtë.
Vendndodhja e Prigozhinit tani është e panjohur.
Tsel, ish-garnizon për pjesëtarët e brigadës bjelloruse të raketave, është vendi ku ka nisur të paraqitet një kamp në qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik