Nëna e 12 fëmijëve: Zoti më ka dhënë fuqi, 25 vite pa bërë gjumin e plotë

22 Korrik 2023 | 18:28

Zonja Franceska, italiania që sot ka pasaportë shqiptare, pas shumë vitesh jetese në vendin tonë, rrëfeu në “Real People” jetën e saj si nënë e 12 fëmijëve.

Në intervistën e saj, Françeska tha se ka ardhur në Shqipëri si misionare katolike dhe theksoi se kurrë nuk e mendonte se do të kishte një familje kaq të madhe.

Françeska nënvizoi se të jesh nënë e 12 fëmijëve është shumë e vështirë, pasi rreth 25 viteve të fundit nuk e ka bërë njëherë gjumin e plotë.

Ajo shton se pavarësisht vështirësive ajo qëndron e fortë, duke e bërë të besojë se Zoti ekziston.

“Asnjë prej tyre nuk nuk ka fjetur natën, unë kam 25-vite që nuk fle një natë resht. Çohesha 5-6 herë gjatë natës, pothuajse çdo një orë. Unë prandaj jam e bindur që Zoti ekziston, unë nuk e di s’i jam gjallë. Çdo natë jam e zgjuar gjatë natës. Jam e sigurt 100% që Zoti më ka dhënë fuqi”, tha Françeska.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026