“Isha shtatzënë njëkohësisht me vajzën”- Nëna e 12 fëmijëve: Na menduan të çmendur

22 Korrik 2023 | 18:48

Franceska, një shtetase italiane, e cila prej vitesh jeton në Lezhë, tregoi në një intervistë për “Real People” në Euronews Albania jetën në familjen e saj të madhe. Ajo tha se është nënë e 12 fëmijëve, madje shtoi se gjatë fëmijës së fundit ka qenë shtatzënë në të njëjtën kohë me të bijën.

Franceska e vleresoi këtë si një ekpseriencë të mrekullueshme, edhe pse mendon se për shumë të tjerë mund të duket “e çmendur” apo të paragjykohet.

Ajo shtoi se intersant është fakti që mbesa është më e madhe se daja i saj, i cili lindi më vonë se ajo.

“Është interesante që mbesa është më e madhe se daja. Kam qenë shtatzënë bashkë me vajzën. E di që është qesharake për shumë njerëz, por ka qenë e mrekullueshme për ne, sidomos edhe tani që fëmijët janë bashkë. Për mua ishte normale, por të tjerët mendojnë se këto italianet çfarë janë çmendur. Një familja e madhe më mësoi të jetosh duke dhënë jetë”, tha Françeska.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026