Shantazhe dhe korrupsion, si u “prenë kokat” e drejtorëve të Kadastrës në Vlorë 

22 Korrik 2023 | 19:54

Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte Kadastra e Vlorës dhe problemtaikat me pronat në qytetin bregdetar.

Kadastra e Vlorës ka qenë një fuçi baruti për këdo që mori përsipër ta drejtojë 5-vjecarin e fundit. Erdet Mandi, ishte i fundmi i 12 kryeregjistruesve, i cili qëndroi në detyrë për 5 muaj dhe u kallëzua për shpërdorim detyre, arsye kjo e mjaftueshme që drejtoria e përgjithshme në Tiranë ta largojë. Por nëse, Mandi është shkarkuar, shumica e parardhësve të tij kanë dhënë dorëheqjen.

Eksperti i pronave Gjergj Begaj u shpreh për Money: “Po e krahasoj me sportin. Këtu kemi të bjëmë me trajnerin që nuk ka ditur t’i trajnojë lojtarët dhe defekti ka ardhur nga zyra qendrore, e cila nuk ka ditur të bëjë punën e vet. Sepse, një drejtor është një njeri normal dhe nuk mundet ai të përmysë dhe të luftojë problematikat me mafien e tokave në një qytet si Vlora, prandaj edhe janë dorëhequr, sepse kanë qenë para një presioni të jashtzakonshëm”.

Drejtuesit më jetëshkurtër në kadastrën e Vlorës kanë qëndruar aty për më pak se dy javë. Disa prej tyre nuk kanë firmosur asnjë dokument si kryeregjistrues, dhe e kanë lënë postin për arsye “personale”, por një pjesë e tyre kanë kërkuar mbrojtje dhe janë shoqëruar nga Garda pas largimit. Këto episode kanë qenë më të shpeshta në vitet 2019-2020.

“Unë nuk mendoj që shantazhi vjen nga qytetari. Shantazhet vijnë nga qeveritarët, nga politikanët dhe nga grupet e interesit që duan të përfitojnë dhe shantazhojnë edhe punonjësit. Ka një shprehe që thotë se peshku qelbet nga koka. Gjërat duhen parë me seriozitet dhe që të jepet zgjidhje me seriozitet”, u shpreh për Money avokati Korab Zenuni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026