Kampioni i boksit: S’kam humbur asnjë ndeshje në Amerikë, stërvitem 5 orë në ditë
Ermal Hadribeaj është boksier profesionist. Prej 5 vitesh ai është zhvendosur nga Tirana dhe jeton e punon në Miami Beach, aty ku sërvitet çdo ditë nga 5 orë.
Ai tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se deri më sot nuk ka humbur asnjë ndeshje në Amerikë, ndërsa shtoi se për një arritje të tillë i është dashur shumë punë dhe përkushtim.
“Unë faktikisht në fillimet e mi ka qenë e vështirë, 5 ndeshjet e para, por me eksperiencë e di kur duhet të ha më pak, kur duhet të ndaloj brumin, kur duhet të ha perime, proteina. Duhet të jetë e strukturuar sepse në momentin që ti peshohesh dhe s’ke mbajtur një dietë të rregullt, më pas është torturë. Dedikimi është shumë i lartë, stërvitja ime ditore shkon 5 orë. Duket shumë, por koha kalon aq shpejt sa ti nuk e kupton. Mundohem të fle shumë gjumë që të jem në fokus,” – u shpreh boksieri.
29-vjeçari është kampion i titullit WBC Internacional, WBC Mediterranean dhe WBC North America.
Më 27 korrik, ditën e enjte ndeshet te sheshi “Nënë Tereza” për mbrojtjen e titullit WBC International, të cilin e fitoi edhe në Dubai vitin e kaluar.
Hadribeaj ka shumë kohë që po përgatitet për këtë ndeshje, për të cilën duket të jetë jo vetëm në peshën dhe në formën e duhur fizike por edhe në atë mendore.
Ai njihet edhe me nofkën “Albanian Sniper”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në