Bëri për spital 36-vjeçarin grek, vetë-dorëzohet në polici boksieri shqiptar

1 Qershor 2023 | 18:52

Është dorëzuar në polici boksieri shqiptar, Migen Pepa, i cili 7 ditë më parë bëri për spital 36-vjeçarin Thanos Adam pas një sherri.

Sipas raportimeve nga mediat greke, Migen Pepa i shoqëruar nga avokati i tij ka shkuar në komisariat për të dëshmuar për ngjarjen.

Sherri mes tyre ka ndodhur të premten në mbrëmje. Thanos kishte dalë dhe duke u kthyer për të marrë makinën e tij, kishte debatuar me dy persona që ndodheshin në një automjet.

Më pas, sipas vëllait të viktimës, Thanos kishte debatuar me disa persona dhe më pas është goditur ose me një send të fortë, ose me grushta.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026