Pasiguri politike në Spanjë, partitë kryesore refuzojnë koalicionin
Spanja ka hyrë në një periudhë pasigurie teksa dy partitë kryesore të vendit kanë lënë të kuptohet se shpresojnë ta marrin pushtetin në rrugë individuale, pavarësisht se asnjë prej tyre nuk ka shumicën e duhur.
Partia Popullore e krahut të djathtë, e drejtuar nga Alberto Nunjez Feiho, fitoi shumicën e vendeve në Parlament, por nuk arriti mazhorancën. Megjithatë, Nunjez ka deklaruar se do të eksplorojë të gjitha mënyrat për të formuar qeverinë.
Ndërkohë, kryeministri socialist Pedro Sanchez, i cili performoi më mirë nga sa pritej në zgjedhjet e së dielës, ka përjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve të tjera duke thënë se, demokracia mund të gjejë një formulë për të formuar qeverinë.
Ai mund të përpiqet të lidhet me partinë pro-pavarësisë “Bashkë për Katalonjën”, por lideri i saj, Karl Puzhdëmont, që jeton në mërgim në Belgjikë që prej përpjekjeve të dështuara për pavarësi në 2017-n, më herët e ka përjashtuar një bashkëpunim të tillë.
Parlamenti i ri i Spanjës do të mblidhet pas një muaji. Në bazë të procedurës zyrtare, mbreti Felipe i Gjashtë pritet të ftojë një nga krerët e partive për të formuar qeverinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve