Aktivisti denoncon: 2 majmunë keqtrajtohen në kalanë e Lëkurësit në Sarandë

26 Korrik 2023 | 09:10

Indrit Osmani, drejtor ekzekutiv në qendrën ARSA denoncoi rastin e dy kafshëve që keqtrajtohen në kalanë e Lëkurësit në Sarandë.

Në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se bëhet fjalë për dy majmunë.

“Jo vetëm personat në privatësinë e tyre, por edhe në publik ka sot e kësaj, dite turistë që denoncojnë pafund për 2 majmunë që mbahen në një kafaz të tmerrshëm dhe keqtrajtohen në kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Institucionet kanë marrë vazhdimisht denoncime për këta majmunë dhe asgjë nuk është bërë. Ariu më i fundit u largua para pak ditësh nga një organizatë shumë e madhe e huaj që erdhi e mori pas shumë vitesh përpjekje sepse jetonte në një restorant në Tiranë, i cili kishte një fuqi aq të madhe sa mesa duket nuk i lejonte institucionet të bënin detyrën e tyre për ta marrë ariun nga aty,” – u shpreh aktivisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024