Stuhi e zjarre në Itali, gazetarja: 3 hotele luksoze në flakë, Siçilia po evakuohet

26 Korrik 2023 | 12:02

Moti i keq ka përfshirë edhe Italinë, nga Lombardia te Siçilia ku një pjesë e shtetit përballet me zjarret ndërsa pjesa tjetër me pasojat e stuhive.

Gazetarja Alba Kepi tha në një intervistë për Euronews Albania se banorët në Siçili janë pa energji elektrike dhe vijojnë të evakuohen.

“Në fakt prej 2022-shit Italia regjistronte një situatë të pazakontë. Nëse në mesataren europiane kemi 114 viktima për shkak të motit të nxehtë në çdo 1 milion banorë, Italia regjistron 295 viktima për mot të nxehtë në çdo 1 milion banorë. Nëse në të gjithë territorin europian kemi një nxehje të tokës, në Itali kjo nxehje e tokës është 2 gradë e gjysmë më shumë se mesatarja europiane. Pra, janë disa sinjale që tregojnë sipas ekspertëve, se Italia është e vonuar,” – u shpreh Kepi.

Gazetarja theksoi se ka qëndrime të ndryshme që thonë se disa prej fenomeneve që po ndodhin as nuk mund të parashikohen, as nuk mund të parandalohen deri në momentin që ndodhin.

“Në orët e fundit kemi marrjen flakë të tre hoteleve luksoze, evakuimin e mbi 2 mijë pushuesve. Pra janë disa fenomene të cilat në një farë mënyre justifikohen me atë që është ngrohje globale. Nga ana tjetër, ndoshta Italia vazhdon të jetë e vonuar në atë që quhet si strategjia e parandalimit të fenomeneve klimatike,” – u shpreh Kepi.

Të paktën 6 persona raportohet se kanë humbur jetën për shkak të motit ekstrem. Pritet që në 5 rajone të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026