Avokati i familjes Hasani: Do kërkojmë burg përjetë për Agron Tanushin
Gjykata e Apelit Tiranë ka dhënë dënimin 28 vite për Agron Tanushin, i cili vrau ish-kunatën Jetmira Hasani në vitin 2020, nga 23 që ishte vendimi i Gjykatës në Shkallën e Parë.
Avokati i familjes Hasani sqaroi për mediat se nuk janë të kënaqur as me vendimin e Apelit dhe se do të bëjnë çmos për të çuar dënimin deri në burgim të përjetshëm. Siç tha dhe avokati do ta çojnë çështjen deri në Gjykatën e Lartë për të kërkuar drejtësi.
“Më duhet të theksoj faktin që ne ende do të kërkojmë drejtësi dhe do të dërgojmë dhe memo, dhe shkresa përkatëse në institucione përkatëse, që të kemi dënimin deri në maksimum. Do ta çojmë dhe në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar të njëjtën gjë me pretendimet tona për maksimumin e dënimit, siç shprehen dhe familjarët deri në atë të përjetshëm. Ne kërkojmë drejtësi,” – u shpreh avokati.
Ai tregoi gjithashtu që Agron Tanushi ishte i pranishëm në sallë dhe pohonte vetëm thëniet e avokatit, pa mbajtur asnjë qëndrim ai vetë personalisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës