Messi nuk ndalet, argjentinasi shënon dy gola dhe dhuron një asist

26 Korrik 2023 | 17:45

Kalimi në MLS duket se ka qenë hapi i duhur për Lionel Messin, i cili e nisi aventurën e tij me një eurogol nga goditja e dënimit. Argjentinasi shkëlqeu edhe në paraqitjen e dytë me Inter Miami, në ndeshjen ndaj Atlanta United.

Messi do të shënonte golin e parë të ndeshjes në minutën e 8, ndërsa sërish në pjesën e parë do të dyfishonte rezultatin për të tijtë.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 3-0, me golin e tretë të ardhur nga këmbët e Taylor. Në të 53’ minutë, ylli argjentinas do të asistonte për Taylor, me këtë të fundit që regjistroi dopietë.

4 minuta para fundit Atlanta humbi një 11metërsh, me Almadën i cili gaboi nga pika e bardhë.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në të cilën Messi kontribuon me gol, duke rikthyer Inter Miamin tek suksesi. Argjentinasi ka marrë gjithë vëmendjen në SHBA, ndërsa është padyshim lojtari kryesor i kampionatit. Pjesa e përballjes ishte dhe Sergio Busquets, ndërsa drejt Miamit pritet të udhëtojë dhe Andres Iniesta e Jordi Alba.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026