5 vatra zjarri në Rodos, Kasapi: Janë djegur 3 hotele, një shkollë e 10 shtëpi
Kryetari i Komunitetit shqiptar në Rodos, Ari Kasapi foli në lidhje me situatën e zjarreve në Greqi.
Në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Albania, ai theksoi se nuk ka dëme në njerëz ndërsa shtoi se nga zjarret janë djegur një shkollë fillore, tre hotele të mëdha dhe 10 shtëpi.
Mes të tjerash ai nënvizoi se rreth 30 mijë turistë janë evakuuar dhe se në pjesën jugore të Rodosit nuk do të ketë sezon turistik.
“Dëme në njerëz nuk ka, ka vetëm dëme materiale. Deri më tani janë djegur tre hotele të mëdhenj, të cilët mbanin rreth 7 mijë persona, është djegur një shkollë fillore, është djegur dhe një stacion elektrik, janë djegur 10 shtëpi në fshatra të ndryshme. Për momentin nuk ka dëme njerëzore, sepse u evakuuan rreth 30 mijë turistë, 7 fshatra. Sezoni turistik në Rodos vazhdon sepse gjysma e Rodosit kanë jetë normale. Zona jugore besoj se nuk do të ketë turistë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West