Megaoperacioni| Softa: Arrestimet të shoqërohen me dënime, akuzat të vërtetohen
Eksperti i sigurisë Fation Softa ka komentuar operacionin e ditës së sotme të SPAK, ku në pranga ranë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se arrestimet e ditës së sotme duhet të shoqërohen me dënime.
“Krimi dhe kriminaliteti sot është bashkëveprues në institucione apo tek individët që kanë vende dhe poste të rëndësishme, siç është prokurori i Kukësit, dhe ish-drejtuesit i Forcave Operacionale.
Vetëpastrimi i radhëve të policisë, vetëpastrimi i organeve ligjzbatuese është mesazh i mirë dhe pozitiv. Arrestimet e ditës së sotme duhet të shoqërohen me dënime. Pra duhet të vërtetohen me prova që ky shtet nuk pyet më për emrat dhe autoritetin që kanë persona të caktuar”- tha Softa.
Gjithashtu ai theksoi se nuk është e thjeshtë të ngresh akuza kaq të rënda ndërsa shtoi se këto akuza duhet të vërtetohen.
“Nuk është e thjeshtë të ngresh tre akuza kaq të rënda, grup i strukturuar kriminal, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Janë tre akuzat që duhet të vërtetohen por janë tre akuza shumë të rënda për pushtetarë të një niveli të lartë të organeve ligjzbatuese. Si është e mundur që këta lëvizin në qytete të ndryshme.
Ata shkojnë aty ku krimi ka më shumë nevojë për ta, këta o i emërojnë, o i financojnë dhe ata që i emërojnë janë bashkë me ta. Në 10 vjet kemi parë ministrin e 6 të Brendshëm të zgjedhur, në krye të këtij digasteri kaq të rëndësishëm dhe kaq delikat, dhe pse nga 5 pasardhësit e tij, është bërë e njëjta përpjekje dhe i njëjti përkushtim, përsëri problemet janë dhe madje po thellohen. Kjo tregon dhe njëherë se ky korrupsion dhe ky nivel organizimi, janë bërë të tillë që nuk është e thjeshtë ti shkatërrosh apo ti eliminosh”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë