Aleanca e re Kore e Veriut-Rusi, Pheniani dhe Moska forcojnë lidhjet

27 Korrik 2023 | 16:27

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka treguar ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu arsenalin e armëve të fundit me të cilat është pajisur vendi i izoluar aziatik.

Shogiu ndodhet në Pheniani me ftesë të liderëve të regjimit, në një kohë kur Veriu akuzohet se po furnizon me armë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve koreano-veriore “KCNA” raporton se Kim dhe Shoigu diskutuan çështje të interesit të përbashkët në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar.

“Lideri Kim zhvilloi një bisedë miqësore me zotin Shoigu, i cili i dorëzoi atij një letër me firmën e presidentit rus Vladimir Putin”, ka bërë të ditur “KCNA”.

Si Rusia edhe Kina janë aleatë të hershëm të Koresë së Veriut. Vizita e Shoigut dhe delegacionit të tij shënon herën e parë që lideri Kim u hap dyert mysafirëve të huaj që nga rënia e Pandemisë.

Vizita përkon me Ditën e Fitores, siç njihet në Korenë e Veriut armëpushimi që i dha fund konfliktit me Jugun. Teknikisht, dy Koretë janë ende në luftë pasi mes tyre nuk u nënshkrua një marrëveshje paqeje.

Hera e fundit që Peniani ftoi delegatë të qeverive të huaja për të ndjekur paradën ushtarake të këtij eventi ishte në vitin 2018.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026