Nuk i zgjati dorën kundërshtares ruse, skualifikohet atletja ukrainase
Lojtarja ukrainase e skermës, Olga Kharlan, është skualifikuar pasi nuk pranoi t’ia zgjaste dorën kundërshtares së vet ruse, Anna Smirnova, në Kampionatin Botëror të Skermës, në Milano, të enjten.
Kharlan, katër herë fituese e medaljes olimpike dhe kampione botërore, e fitoi ndeshjen individuale 15:7 dhe pastaj nuk i shtrëngoi duart me kundërshtaren e vet, por deshi ta përshëndesë atë me cakërrim të shpatave.
Smirnova mbeti në skenë për rreth gjysmë ore pas incidentit, duke biseduar me një numër zyrtarësh para se të largohej.
Atletët ukrainas në sportet e tjera – përfshirë tenistet Elina Svitolina dhe Marta Kostyuk – kanë refuzuar po ashtu t’i shtrëngojnë duart me kundërshtarët rusë dhe bjellorusë, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Bjellorusia është përkrahëse e pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.