“Me leverdi”, Sulaj: Një teknolog paguan pak për studimet dhe merr rrogë të lartë

28 Korrik 2023 | 08:29

15 mijë lek të reja kushtojnë studimet në Universitetin Bujqësor për teknolog, ndërsa pagesat në tregun e punës janë mbi 80 mijë lekë.

Kështu bëri me dije profesor Kapllan Sulaj në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania.

Sipas tij teknologët janë shumë të rëndësishëm kur marrim parasysh sa i nevojshëm është kontrolli ushqimor në një kohë kur obeziteti sa vjen e bëhet më shqetësues dhe shqiptarët sa vijnë e ushqehen më keq.

“Unë me informacionet që kam fillojnë diku te 80 mijë lekë të reja, për 6 muaj fillon rritja e pagës dhe personi testohet. Jashtë mund të jetë mbi 1500 euro pagesa, por nuk kam informacion të saktë. Kjo është diplomë e shkencave të ushqimit dhe nutricionit dhe ne kemi të vetmen diplomë në vend, në universitetet publike dhe private që ofrojmë këtë mundësi,” – u shpreh Sulaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024