Sulaj: Diplomat shqiptare dhe italiane për Teknologji Ushqimore punojnë kudo në botë
Siguria ushqimore është një temë shumë e rëndësishme sepse prek drejtpërdrejt shëndetin tonë.
Ajo që vihet re është fakti që ekspertët e mirëfilltë ushqimorë duket se nuk janë edhe aq të shumtë, për të mos thënë që ka mungesa.
Profesor Kapllan Sulaj shpjegoi se pse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të studiojnë në fushën e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Siç shpjegoi ai, diplomat shqiptare dhe italiane për Teknologji Ushqimore punojnë kudo në botë.
“Kjo është një degë e kërkuar. Ne i mbushim kuotat për çdo vit dhe unë dua të theksoj që këtë vit akademik ofrojmë një mundësi të re. Jemi në fazën e vitit të tretë të implementimit të një diplome që quhet diploma duale me një universitet në Itali, e cila do t’i mundësojë studentëve tanë të pajisjen me diplomë shqiptare dhe italiane në të njëjtën kohë, në 3 vite studimi bachelor. Ajo që synojmë ne është që të marrim studentë sa më cilësorë për faktin se dhe procesi i ndërkombëtarizimit na ka ofruar një mundësi të re, por dhe për faktin se studentët që shkëmbehen në këtë lloj nisme të shërbimit akademik të jenë sa më cilësorë,” – u shpreh Sulaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës