Helmohen 12 turistët në Shëngjin/ Flet drejtori i AKU: Nuk ka ndodhur nga ushqimi
Ditën e enjte 12 pushues në Lezhë, në plazhin e Shëngjinit kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore.
Për të folur për këtë situatë ishte në një intervistë për Euronews Albania, Besmir Frroku drejtori i AKU-së.
Ai tha se pasi u mor vesh rasti kanë shkuar menjëherë për të parë nga afër situatën, ndërsa pas komunikimit me mjekun specialist mësuan se nuk ka qenë ushqimi ai që u ka sjellë probleme 12 pushuesve.
“Ajo që them me bindje të plotë, duke vlerësuar të gjithë situatën, duke vlerësuar të gjithë situatën, kushtet higjeno-sanitare, kushtet e ruajtjes së ushqimeve, frigoriferët, temperaturat, unë përjashtoj çdo mundësi që kjo të jetë helmim nga ushqimi. Gjithashtu edhe mjeku specialist që ka ndjekur rastet e ka përjashtuar intoksikacionin ushqimor”,-tha drejtori i AKU-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës