Gjiknuri: Asnjë vendimarrje për inceneratorët nuk më ka sjellë përfitime

28 Korrik 2023 | 11:49

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, foli gjatë largimit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, në lidhje me akuzat e aluduara nga opozita se largimi i tij nga postet në PS lidhet me përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.

Gjiknuri u shpreh i gatshëm të jap shpjegimet e tij përballë SPAK, sa herë që do të thirret në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Ai theksoi se asnjë vendimarrje e tij nuk ka sjellë përfitime për të nga pronarët e inceneratorëve.

Deputeti i PS theksoi se udhëtimet e tij gajtë kohës që ishte ministër janë zyrtare dhe të regjistruara në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.

“Asnjë vendimarrje e imja nuk sjellë përfitime nga këta njerëz dhe unë këtë e them me bindje të plotë dhe i qëndroj kësaj dhe të dalë dikush dhe të nxjerrë diçka që vërteton të kundërtën. Udhëtimet e mi kanë qenë zyrtare me kolegun tim Arben Ahmetaj”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri pranoi njohjen me një prej pronarëve të inceneratorëve gjatë kohës që punonte në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2001.

Ai nënvizoi se njohjet nuk përbëjnë krim, por vendimarrjet që sjellin përfitime janë të dënueshme penalisht.

“Askush nuk ka dalë të nxjerrë që unë kam përfituar nga këta njerëz. As kushtet e konflititi të interest s’kanë në asnjë vendimarrje dhe as nuk ka pasur shkelje të legjislacioneve në fuqi dhe të detyrimeve kontraktore. Këta kur ishin qytetarë të lirë ishin dy njerëz që bënin bizneset e tyre, unë nuk i njoh, njërin prej tyre e njoh që në vitin 2001 kur kam punuar në Ministrinë e Mbrojtjes me të. Njohjet i kam të shumta, por mos gjykoni veprimet e 10-15 vjetëve para me njohjen me gjërat që kanë dalë tani. Njohjet nuk përbëjnë krim, vendimarrjet që kanë sjellë përfitime, po. Do të jap shpjegimet e mia sa herë do të thërrritem në lidhje me këto vendimarrje”, tha Gjiknuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026