Martinaj, Bajrët e zyrtarë të policisë, vrasjet dhe atentatet e zbardhura nga SPAK
Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë detaje sot për operacionin ku u arrestuan zyrtarë të lartë të policisë, prokurorë, biznesmenë dhe persona me precedentë penalë. Sipas dosjes së prokurorisë, janë të paktën 6 raste të dokumentuara, ku të arrestuarit kanë kryer vrasje ose kanë planifikuar ekzekutime.
Sipas njoftimit të SPAK janë biznesmeni, Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbenga, si dhe Edmond Preka, Astmer Bilali. Ndërkohë urdhër arreste janë lëshuar për; Behar Bajrin, Ervis Martinaj, Elion Hato dhe persona të tjerë.
Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se të dyshuarit janë autor të Gjin Ndojit në Shkodër në gusht të vitit 2020. Gjithashtu ata akuzohen për vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepajt, vrasjen e Kleant Musabelliut, si dhe kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ibrahim Licit dhe Genc Tafili, në vitin 2020.
Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për 26 vepra penale. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve e prokurorëve”,, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Fallsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, si dhe grup i strukturuar kriminal.
Drejtuesit e policisë, Oltion Bistri dhe Ardit Hasanbenga dyshohet se kanë ndihmuar grupet kriminale për të kryer vasjet, si dhe kanë ndihmuar për fshehjen e provave.
Për zbardhjen e veprave penale dhe arrestimin e të dyshuarave, Policia shqiptar ka bashëpunuar me Eurojust, Europol dhe policitë e Belgjikës, Holandës dhe Francës.
SPAK njofton se është bërë e mundur identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:
- Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Ndoji, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.
- Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Taulant Pepajt ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.
- Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliut, ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.
- Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili, ndodhur gjatë vitit 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West