Sulmuesi shqiptar prej muajsh pa skuadër, gati aventura e re në SHBA
Pas një aventure aspak pozitive në kampionatin anglez, sulmuesi Rei Manaj prej muajsh ka mbetur pa skudër. 26-vjecari tashmë nuk thirret më në kombëtaren shqiptare, ndërsa shpresa e vetme për një rikthim do të ishte marrëveshja me një klub të ri futbollistik. Në këtë pikë, ka një ofertë që ka ardhur në drejtim të sulmuesit, ku sipas mediave bëhet me dije se është nga MLS.
Konkretisht bëhet fjalë për LA Galaxy, një prej skuadrave më me emër në SHBA, në të cilëtn kanë luajtur disa lojtarë të njohur në Evropë, mes tyre Beckham, Gerrard e Zlatan Ibrahimovic.
Trajneri Greg Vanej e kë survejuar sulmuesin shqiptar dhe synon ta ketë pjesë të skuadrës, ndërsa kujtojmë se në SHBA po shkëlqen dhe atdhetari i tij, Giacomo Vrioni. Në këtë periudhë Manaj ka zhvilluar vetëm stërvitje, ndërsa ka pasur oferta nga skuadra të cilat janë refuzuar prej tij. Manaj ka qenë pjesë e Interit, Barcelonës, ndërsa së fundmi vendosi t’i bashkohej Watfordit, por aventura nuk rezultoi e suksesshme, me 26-vjecarin që arriti të shënonte vetëm 1 gol në aventurën e tij në ishull.
LEXONI GJITHASHTU:
- Interi futet në garë për Mbappe
- 300 mln euro për Mbappé, Al Hilal dorëzon ofertën për lojtarin tek PSG
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes