Nis aplikimi në universitete, zgjat nga data 29 korrik deri më 3 gusht

28 Korrik 2023 | 16:38

Nga data 29 Korrik, e deri më 3 Gusht, të gjithë maturantët, do të mund të aplikojnë për listën e degëve që duan të studiojnë.

Përmes portalit U-Albania, ata mund të zgjedhin 10 degët, ku syzojnë të fitojnë universitetin. Rezultatet e provimeve, mesatarja, por edhe statistikat e viteve të kaluara i ndihmojnë maturantët që të orientohen më mirë në degët që duan dhe degët që mund të arrijnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit, ju bëri dhe njëherë thirrje maturantëve që të ndjekin studimet në universitetet në Shqipëri, si dhe të kenë vëmëndjen e tyre, drejt degëve me prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale.

Ministria e Arsimit i ka dërguar rrjetit akademik shqiptar, maturantët kanë mbi 32 mijë kuota në dispozicion. Ndërsa në degën Mjekësi e përgjithshme janë 465 kuota, prej të cilave 400 janë për maturantët brenda vendit dhe 65 për maturantët nga trojet, Medvegja, Preshevë dhe Bujanovc. Në disa programe studimi kriter është nota mesatare.

Universitetet që kanë konkurse apo teste shtesë brenda javës së parë të Gushtit bëjnë publike emrat e aplikantëve. Këtë vit akademik edhe Mjekësia do të ketë test shtesë për maturantët, i cili pritet të zhvillohet në datat 10-20 Gusht.

Një risi e këtij viti është dhe kredia studentore. Kredia mbulon tarifën e studimit dhe kostot e jetesës për ndjekjen e një programi studimi, të ciklit të parë ose të dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026