Lëvizte i armatosur dhe në gjendje të dehur, arrestohet i moshuari në Lushnjë

Emrat e kandidatëve të PS për qarkun Elbasan
28 Korrik 2023 | 18:40

Një 75-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi u kap ndërsa lëvizte i armatosur me armë zjarri dhe në gjendje të dehur në sheshin e Bashkisë së Lushnjës.

Policia i sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë, me krehër dhe fishekë të vendosur në të.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra nga inteligjenca informative se 1 shtetas i cili ndodhej në sheshin e Bashkisë Lushnjë, kishte armë zjarri me vete, vlerësuan informacionin dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, i cili ishte në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit personal, në brez, iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krehrin me 7 fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K., 75 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026