Gjana: Zgjedhjet për kryetarin e PD, të ftuar të gjithë demokratët, jo Rithemelimi
Kryetari i komisionit Zgjedhor Jemin Gjana tha në një deklaratë për mediat se janë shpërndarë të gjitha fletët e votimit për zgjedhjet që pritet të bëhen nesër për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Ai ka thënë se pavarësisht se në listat zyrtare janë 35,460 anëtarë ftesa për votim është e hapur për të gjithë demokratët, por jo për të anëtarësuarit në partinë e Rithemelimit.
“Kemi 35,460 anëtarë, por ftesa është e hapur për të gjithë jo vetëm për ata të listave të miratuara por për të gjithë demokratët që disponojnë dokumente të anëtarësimit në PD. Anëtarë të PD, me dokumente të anëtarësimit në PD, të cilët në teserën e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike.
Demokratë e konsiderojnë emërtimin e tyre dhe ata që kanë marrë teserat e Rithemelimit, por ata kanë votuar në një palë struktura, nuk mund të bëhen pjesë e votimit me teserën e Rithemelimit për të votuar. E gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar procesit të votimit të nesërm”,-tha Jemin Gjana.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë