Zgjedhjet për kreun e PD, Sefa: Deri në orën 14:00 kanë votuar 11602 anëtarë

29 Korrik 2023 | 15:48

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Indrit Sefa është shprehur se deri në orën 14:00 kanë votuar 11602 demokratë në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e ri të PD-së.

Në një deklaratë për mediat ai tha se kanë përcaktuar dhe mënyrën se si mund të votojnë anëtarët që nuk e kanë emrin në listat që janë përgatitur nga Komisioni.

“Ne kemi përcaktuar dhe mënyrën se si mund të votojnë dhe anëtarët  që nuk e kanë emrin në listat e përgatitura në Komision. Këta anëtarë që paraqiten me kartën e anëtarësisë, ia paraqesin Komisionit të votimit dhe të votimit dhe komisioni i vlerëson dhe i shënon në një listë të posaçme e cila e regjistron emrin e anëtarin dhe e lejon atë të votojë. Pjesëmarrja është brenda pritshmërive duke pasur parasysh periudhën që po zhvillohen”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026