“Kriminelët, gjithmonë një hap para policisë”- Softa komenton operacionin e SPAK

29 Korrik 2023 | 15:20

Eksperti i Sigurisë Fation Softa, ka komentuar operacionin e SPAK pak ditë më parë në Kukës, Shkodër e Tiranë ku në pranga ranë biznesmenë, policë e zyrtarë të lartë.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se hetimet duhet të thellohen, pasi fakti që emri i Ervis Martinajt doli sërish në skenë, do të thotë se ka dhe shumë zyrtarë të tjerë që janë përfshirë në këtë çështje.

“Kemi një emër të frikshëm. Përsëri Martinaj shpallet në kërkim dhe ndoshta këto hetime mund të çojnë në informacione që mund të identifikojnë nëse ka të dhëna të besueshme nëse Martinaj është gjallë apo është një person që e kanë ekzekutuar. Fakti që lidhjet e Martinajt kanë qenë në këto nivele, duhet që ky hetim të vërtetojë se kush janë këto punonjës, përveç personit të arrestuar. Kush janë ato oficerë të lartë, deri kur ka vajtur ky lloj hetimi. Kriminelët janë një hap përpara policisë së shtetit”- tha Softa.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026