Të rinjtë e Luginës së Preshevës, do të vazhdojnë studimet pa pagesë në Gjirokastër

29 Korrik 2023 | 20:07

Në Universitetin e Gjirokastrës të rinjtë nga Lugina e Preshevës do të kenë mundësi të studiojnë pa pagesë.

Të rinjve nga Lugina e Preshevës do t’iu krijohet mundësia të vazhdojnë studimet e larta pa pagesë në Universitetin e Gjirokastrës. Një bashkëpunim i bashkisë Gjirokastër, Universitetit ” Eqrem Çabej”, komunës së Bujanovcit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar synon mbështetjen e këtyre të rinjve për të vazhduar universitetin në degë të ndryshme, duke përfshirë edhe ato prioritare.

Gjatë takimeve të zhvilluara ditët e fundit në Gjirokastër është diskutuar për ndihmesën dhe mbështetjen e të rinjve të Luginës së Preshevës, për të ndihmuar në arsimimin dhe në punësimin e tyre.

“Nisur nga fakti që diplomat shqiptare njihen në Serbi ne kemi vendosur që të trokasim nëpër dyert e bashkive dhe universiteteve në Shqipëri në mënyrë që ti hapin dyert për studentët e Luginës së Preshevës dhe po fillojmë një bashkëpunim konkret me bashkinë e Gjirokastrës, e cila do të sigurojë akomodimin për studentët e Luginës së Preshevës ndërkohë që  studentët që do të studiojnë në universitetin e Gjirokastrës do të lirohen nga tarifa e shkollimit”- tha Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar shqiptar.

Bashkëpunimi i nisur mes Bashkisë së Gjirokastrës dhe subjekteve shqiptare në Luginën e Preshevës synon të shtrihet në fusha të ndryshme si arsimi, kulturë, turizëm etj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata...
12:07 | 01/07/2026

Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur...
11:39 | 01/07/2026

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e...
11:28 | 01/07/2026