Përplasjet në PD, Kthupi: Anëtarët e bazës e refuzuan bashkimin
Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Rezart Kthupi, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi procesin zgjedhor dhe përplasjen brenda kësaj force politike.
Kthupi deklaroi se vendimet e mara nga Këshilli Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve janë nul pasi ky organ i partisë nuk ka të drejtë të bëjë propozime e më pas t’i miratojë ato.
Ai shtoi se propozimi i deputetëve për bashkimin e PD-së, duke nisur zgjedhjet në bazë dhe pastaj për drejtuesin e partisë, duhej të pranohej nga anëtarët e partisë të cilët e refuzuan atë.
“Që t’i të bashkohesh duhet që ata që janë poshtë, anëtarët të ta pranojnë logjikën e bashkimit. Në momentin që një anëtarë, i përfaqësuara nga kryetari i degës, vlerëson që duhet të zgjedhë fillimisht kryetarin, ta ka refezuar idenë bashkimin. Ti nuk mund t’i imponosh anëtarësisë bashkimin sepse logjika e bashkimit të çon detyrimisht në fitore.
Këshilli Kombëtar merr vendime mbi bazën e propozimeve që bën Kryesia. Vetë Këshilli Kombëtar mund të bëjë propozime. Propozime mund të bëjë kryetari, i cili ishte vakant dhe Kryesia e partisë. Nuk ka mekanizëm që Këshilli KomBëtar bën propozime për t’i mirartuar më pas. Fakti që ka shkuar në gjykatë nuk do të thotë nëse është e saktë apo e drejtë. Kur të arrijmë në gjykatë do shikoni thagma. Zoti Bardhi vendosi të mblidhte Këshillin Kombëtar me një rregullore që është miratuar më 22 janar të vitit 2022. Ne nuk e kemi këtë dokument. Ajo pika për të mbledhur Këshillin Kombëtar online nuk ekziston, ju nuk keni një provë, një filmim, një video të mbledhjes së Këshillit Kombëtar përveç deklaratës të zotit Bardhi”, tha Kthupi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale
Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat