Shpërndante kokainë në Ksamil, arrestohet 54-vjeçari. Në pranga dhe një grua
Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Ksamilit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 54-vjeçari shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Në pranga ka përfunduar dhe një 33-vjeçare për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi, por nuk ka kallëzuar në Polici.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve