U arrestua nga SPAK, pezullohet nga detyra drejtuesi i prokurorisë së Kukësit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra drejtuesin e prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, i cili u arrestua nga SPAK pas zbërthimit të bisedave të grupeve kriminale në aplikacionet Enchro-chat dhe Sky.
Lita, dyshohet se ka mbyllur dosjen e vrasjes së Gjin Ndoji Borçi, në atentatin e të cilit dyshohet se janë implikuar Ervis Martinaj së bashku me biznesmenin Pëllumb Gjoka, shoferin e këtij të fundit Edmond Preka dhe Behar Bajrin.
KLP në komunikatën zyrtare njofton se është hapur gara për zgjedhjen e drejtuesit të ri të prokurorisë së Kukësit.
Ndërkohë deri në emërimin e drejtuesit të ri kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.
NJOFTIMI
Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla.
Dy vendimet që u morën sot janë:
Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht