Rriten çmimet e naftës dhe benzinës, sa do të tregtohen karburantet

31 Korrik 2023 | 13:40

Çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar rritje. Qytetarët sot paguajnë 8 deri në 9 lekë më shumë për çdo litër naftë dhe benzinë.

Këtë fillim gushti qytetarët shqiptarë po përballen me rritje të çmimit të karburanteve. Çmimet e naftës dhe benzinës kanë shënuar një rritje të dytë brenda pak ditësh, me një shtrenjtim prej 8 deri në 9 lekësh për litër. Tashmë, një litër naftë tregtohet me 185 lekë, nga 179 lekë që ishte rritur pak ditë më parë, ndërsa më herët çmimi kishte zbritur në 176 lekë.

Me ritme të shpejta është shtrenjtuar edhe benzina. Një litër benzinë tregtohet me 188 lekë, nga 182 që ishte më parë, ndërsa para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

Ky është ndryshimi i dytë i çmimeve të karburantit, pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, i cili që nga marsi 2022 deri në 7 qershor 2023 vendosi çmimet tavan të karburanteve.

Në momentin që Bordi u shfuqizua, nafta tregtohej me 176 lekë për litër, ndërsa niveli më i ulët ishte arritur në 169 lekë për litër, në fillim të muajit maj.

Me vendim të qeverisë, më 7 qershor bordi i karbunrateve u shfuqizua. Vendimi i fundit i bordit mban datën 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026