BDI pritet të tërheqë ministrat nga qeveria, kushti që duhet të plotësojë opozita

31 Korrik 2023 | 15:58

Zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut do të largohen nga qeveria, pasi Kuvendi të miratojë ndryshimet Kushtetuese.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti përmes një statusi në facebook i drejtoi një letër publike kryeministrit Dimitar Kovaçevski, duke thënë se ministrat dhe funksionarët e BDI-së do të japin dorëheqje,pasi të votohen ndryshimet kushtetuese.

Në reagimin e tij, ai ka thënë se vendimi për dorëheqje është marrë “duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës, VMRO DPMNE-së, se do t’i votonte ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria”.

“Duke qenë se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe unë, mbetemi të përkushtuar në përcaktimin se integrimi euroatlantik, me të drejta të plota të shtetit, përpos se në NATO, edhe në Bashkimin Evropian, si dhe aleanca e pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë, janë dhe mbeten interesi më madhor i të gjithë qytetarëve tanë ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e BDI japin dorëheqje nga postet që aktualisht janë duke i ushtruar! Dorëheqjet, materializohen në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese”, shkruan Ahmeti.

Përmes një komunikate për media, VMRO DPMNE- e ka përshëndetur njoftimin e bërë nga kryetari i BDI-së, por ka thënë se kërkon që dorëheqjet të jenë të parevokueshme dhe menjëherë të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026