“409 mln lekë fatura fiktive”- Detaje nga sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës

1 Gusht 2023 | 12:50

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur këtë të martë sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme rezulton se pronarë “de facto” edhe në impiantin e Tiranës, janë shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Sipas të dhënave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k.

Sipas SPAK, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

Gazetari Eni Ferhati bëri me dije se krahas incneratorit të Tiranës, është sekuestruar dhe një pronë me vlerë 1 mln euro në Durrës, po në pronësi të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Gazetari tha se hetime në lidhje me incneratorin e Tiranës së tyre dhe më pas mund të kemi dhe zyrtarë si të përfshirë në kontratën problematike të incneratorit të Tiranës.

“Më lejo të theksoj se jemi vetëm në fazën fillestare të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Ku fillimisht është sekuestruar objekti mbi të cilin po kryen hetimet dhe më pas mund të kemi zyrtarë apo individë që mund të rezultojnë me përgjegjësi ligjore për këtë kontratë problematike. Deri në këto momente persona si të dyshuar për të përfshirë janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto”, tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Memaliaj, ra nga skela gjatë punimeve, punëtori 45-vjeçar transportohet me urgjencë në spital

Një 45-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pasi ka rënë nga skela gjatë punimeve për restaurimin e çatisë së Teqesë së Koshtanit, në zonën rurale të...
12:35 | 17/06/2026

GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të një operacioni kundër një grupi të...
12:27 | 17/06/2026

Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave

Avokati i familjes Bajraj ka reaguar pas deklaratës publike të deputetes Marjana Koçeku, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova dhe me karakter...
12:17 | 17/06/2026