Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Meta: Lajm pozitiv, por i vonuar
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vendimin e SPAK për të sekuestruar inceneratorin e Tiranës.
Gjatë një konference për media, Meta e cilësoi lajmin si tepër pozitiv, po tha se duhej të ishte marrë kohë më parë.
Kreu i PL theksoi se përmes skemës së inceneratorëve, qeveria ka blerë dy palë zgjedhje dhe se paratë përdoren për të deformuar vullnetin e qytetarëve.
“Këtë lajm të fundit e vlerësojmë te vonuar, por është një lajm pozitiv. Faktet janë atje prej vitesh, veprat janë aty. Por ajo që dua të theksoj është që të tre çështjet Elbasani, Tirana dhe Fieri janë një çështje. Praktikisht kemi të bëjmë me një aferë të ideuar nga një grup i strukturuar kriminal. Është afera më e madhe kriminale që është konkretizuar brenda pak orësh me 17 vendime qeveria. Shumë ministra kanë refuzuar, kanë qenë kundër dhe kanë paralajmëruar për shkelje të ligjit. Kështu që kjo është kryevepra kriminale. Dihet që inceneratorëet janë ndërmarrje e rilindjes me të cilën janë blerë dy palë zgjedhje dhe paratë përdoren për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person