Gruri ukrainas në Kroaci, drithërat do kalojnë përmes Danubit dhe Adriatikut

1 Gusht 2023 | 21:15

Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord mbi mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Adriatik për eksportin e grurit ukrainas. Akordi ishte pjesë e bisedimeve mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve në Kiev.

Sulmet ajrore ruse kanë shkatërruar rreth 180 mijë tonë metrik drithëra të mbjella në hapësirën e 9 ditëve. Dy javë më parë, Moska doli nga marrëveshja që lejonte kalimin e sigurt të ushqimeve përmes detit të Zi.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave dhe marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia vitin e kaluar, ushqente njerëzit në mbarë botën.

“Ne ramë dakord mbi mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Adriatik për të transportuar drithërat ukrainase. Ne do të punojmë për ndërtimin e akseve më efikase drejt këtyre porteve. Çdo kontribut për zhbllokimin e eksporteve është një kontribut për sigurinë ushqimore të botës”- tha Dmytro Kuleba, ministër i Jashtëm i Ukrainës.

Me Rusinë që ka intensifikuar sulmet me raketa, kur vetëm të hënën disa dhjetëra persona mbetën të lënduar në qytetin Krivi Rih, OKB thotë se nevojat humanitare të Ukrainës po rriten.

“Plani ynë humanitar është i financuar vetëm në 30 për qind të tij. Jemi në gusht, por në Ukrainë i ftohti vjen më përpara. Kemi mijëra e mijëra shtëpi të dëmtuara që prej dimrit të kaluar, ndaj kjo që po ndodh është një dëm shtesë”- theksoi Denise Brown, koordinatore e ndihmave humanitare, Ukrainë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të ndjekin samitin e paqes për Ukrainën, që mbahet këtë muaj në Arabinë Saudite. Eventi do të mbahet në Xhedah. Ndërsa Rusia nuk është e ftuar, Kina do të dërgojë një delegacion.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026