Falimenton Ujësjellësi i Durrësit? Gazetarja zbulon çfarë po ndodhë
Ujësjellës Kanalizime Durrës do të shkrihet në një Shoqëri Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve e cila nuk do mbulojë më vetëm Durrësin, por Kavajën, Shijakun e deri në Rrogozhinë.
Sipas informacioneve shkak i këtij ndryshimi është falimentimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës dhe borxhi 4.3 miliardë lekë UKD ka ndaj OSHE-së.
Megjithatë gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi tha në një lidhje direkte se drejtoria nuk e ka konfirmuar falimentimin.
“Nuk është shpallur falimenti po është shkrirë Drejtoria Lokale e Kanalizimeve Durrës një një Shoqëri Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve gjë që do të thotë se Ujësjellësi i Durrësit nuk operon më vetëm për qytetin bregdetar, po përfshin Bashkinë e Shijakut, të Kavajës e deri në Rrogozhinë.
Ajo që për drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës është rezultat, nga ajo që ne kemi mësuar, krijimi i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellësit, ka ardhur si pasojë e borxheve të shumta që Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës kishte. Ministria e Financave ka raportuar më herët se ujësjellës Kanalizime Durrës i detyrohet OSHE-së 4.3 miliardë lekë, fatura të papaguara deri në vitin 2023”,-tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës