“Kurti një hap para, dy hapa mbrapa”, Berisha: Ja sesi kryeministri po blen kohë

2 Gusht 2023 | 14:25

Diplomati Anton Berisha ka komentuar situatën në Veri të Kosovës dhe politikat që po ndjek kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën e trazuar prej kohësh.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti vazhdon teorinë e tij duke bërë një hapa para dhe dy hapa mbrapa.

Më tej ai nënvizoi se Kurti po ndjekë politika të tilla në mënyrë që të mos analizohet keqqeverisja e tij dhe premtimet që ka dhënë para se të vinte në pushtet.

“Kurti vazhdon teorinë e tij, një hap para dy  mbrapa, ai bën një hap para e më pas shkon dy hapa mbrapa. Kurti e lëndon Kosovën aq shumë saqë ka sjellë dhe sanksione nga SHBA dhe BE. Në fakt Kurti po blen kohë që prej krizës në krizë, prej problemit në problem që të mbajë situatën në tension, qoftë në  veri, qoftë në Kosovë, në mënyrë që të mos ketë kohë të analizohet keqqeverisja e tij dhe mos-realizimi i premtimeve të tij. Në këtë mënyrë ai luan dhe me bashkësinë ndërkombëtare, duke mbajtur një qëndrim të fortë dhe pastaj në një moment  të caktuar duke bërë një tërheqje mbrapa në mënyrë që herën tjetër mbrapa ti befasoj me një veprim te paparashikuar. Kështu janë dhe sjelljet e tij. Kurti nuk ka asnjë ndjeshmëri ndaj dëmtimit të shtetit që ai udhëheq”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026