Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Zhupa: SPAK të gjejë kokën e grupit kriminal

2 Gusht 2023 | 14:28

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa foli në një deklaratë për mediat rresh sekuestrimit nga ana e SPAK të incëeneratorit të Tiranës ditën e djeshme.

Gjatë fjalës së saj deputetja Zhupa i bëri thirrje SPAK të gjejë “kokën” e grupit të strukturar kriminal, që sipas saj nuk është as Zoto dhe as Mërtiri.

Deklarata e plotë:

Vetëm dje, pas vitesh denoncime të Partisë Demokratike, përballje me forcën e provave dhe fakteve, padive në SPAK, më në fund u hap kapaku i pusetës së inceneratorit inekzistent të Tiranës.
Partia Demokratike vlerëson çdo masë dhe vendim për zbatimin e ligjit.

Por, Partia Demokratike deklaron se sekuestrimi i inceneratorit te Tiranës behet dy vite pasi pronaret e tij, fiktiv apo ne letra, janë shpallur në kërkim dhe në fakt, kjo mase ndryshe nga dy të tjerët, djegësi i Elbasanit dhe Fierit as qe mund të kryhet, sepse në Sharrë nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka as sot incenerator. Letrat dhe kompania e Zoto-Mërtirit mund të sekuestrohen.

Njoftimi që SPAK beri tregon edhe hetimin e veprës penale “shpërdorim detyre” një vepër që nuk i përket as Zotos, as Mërtirit, dy individë qe me se shumti janë vetëm aksionerë dytesorë te sipermarrjes Rama- Veliaj.
“Shpërdorimi i detyrës” ju takon Edi Rames, Erion Velise dhe anëtarëve të tjerë te organizatës kriminale qe ngritën si sipërmarrje te tyre djegësat, dhe realizuan vjedhjen e shekullit.
SPAK nuk mund t’ju servirë si pronarë të vërtete Zoton dhe Mertirin, kur me firmat dhe vulat e tyre te tille mund te provohen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi etj.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund të ndryshonin praktiken e trajtimit te mbetjeve ne Tirane, nuk mund te dërgonin siç ka dërguar Erion Veliaj katër shkresa për miratimin e koncesionit, nuk mund të tjetërsonin para nëse qeveria dhe bashkia nuk do jepte para për djegie plehrash kur djegës nuk ka.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, të përpunuara nga Open Data Albania, në periudhën 4 Prill 2018 – 12 Qershor 2023, Bashkia Tiranë ka kryer 150 transaksione me vlerë 56.6 milionë euro për llogari të kompanisë “Integrated Energy BV SPV”. Këto 56.6 milion euro dhe të tjera që jepen akoma vidhen nga taksat e qytetarëve, hiqen nga buxheti i shtetit dhe nuk kryejnë asnjë funksion.

Të gjitha ata që sot janë në burg apo në kërkim ndërkombëtar i quanin sukses inceneratorët, të njëjtën refren mbajti edhe Veliaj, që mesa duket e kupton që fijet e inceneratorit që nuk ekziston shkojnë detyrimisht te ai.

Do të mjaftonte ky paragraf i auditimi të KLSH të vitit 2021 që SPAK të shikojë përgjegjesit, sic i shikon çdo shqiptar: “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk është kryer deri me sot. Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim”.

SPAK nuk mund të anashkalojë mënyrën se si u bë gara për djegësin e Tiranës, si iu dha bonusi prej 8 pikesh 9 muaj para se te regjistrohej kompanisë fituese, e cila u regjistrua vetëm një ditë para lidhjes së kontratës, si rastësisht me te njëjtët pronarë përfitues me Elbasanin dhe Fierin. SPAK nuk mund te injoronte si u shpreh në emër të Këshillit te Bashkisë dhe qarkut Tiranë, ne mënyrë antiligjore Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, si nisi pa incenerator dhe si vazhdon po pa incenerator pagesa e 29 eurove për ton?!

Qeveria e Ramës dhe Bashkia e Tiranës e Veliajt kanë vepruar të koordinuar si një organizatë e struktuar kriminale, ku vendimet përgatiteshin nga zyra private dhe ekzekutoheshin në zyra publike. SPAK duhet t’i lidhë zyrtaret, siç janë të lidhur me njëri- tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama. Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026