Ndryshon sërish kursi i këmbimit, euro ngrihet me 3 pikë brenda ditës

3 Gusht 2023 | 20:35

Kursi i këmbimit vijon të luhatet. Brenda ditës së sotme monedha euro është rritur me 3 lekë kundrejt monedhës vendase.

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ditët e fundit është luhatur ndjeshëm, duke pasur rënie por dhe rritje. 

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten monedha europiane euro, u këmbye me 104.7 lekë,  me një rritje prej 2.75 pikë krahasuar me ditën e djeshme që ishte pothuajse 100 lekë. 

Në krahasim me një ditë më parë rritje ka pësuar dhe dollari amerikan që u këmbye 95.81 lekë si dhe paundi britanik me 121.36, me rreth 4 pikë më shumë se të mërkurën e kësaj jave. 

Ndërkohë të mërkurën Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko bëri me dije se nuk do të ndërhyjnë në kursin e këmbimit të monedhës vendase, për sa kohë që luhatjet në kurs nuk dëmtojnë funksionimin e tregut.

Mes tjerash ai theksoi se forcimi i Lekut ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e ekonomisë shqiptare nga vala inflacioniste si dhe ka lejuar mbajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me ekonomitë e tjera të Europës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026