Tirana mposhtet nga Besiktas, përplasje mes ultrasve vijojnë dhe pas ndeshjes
Tirana humbi 0 me 2 kundër Beshiktas në “Air Albania”, me duelin që vlente për kualifikimin në turin e dytë të Konference League. Me rezultatin e përgjithshëm 5-1, bardheblutë i thonë lamtumirë Evropës për këtë sezon.
Ndeshja nisi me 14 minuta vonesë, pasi tifozët turq sulmuan me flakadanë ata shqiptarë, teksa u desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej. Edhe pse tensionet vijuan edhe pas ndeshjes.
Ultrasit e dy ekipeve u përplasën në rrugët e kryeqytetit, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, te Pedonalia etj.
Tifozët janë përplasur me njëri tjetrin me sende të forta madje duke përdoru dhe shkopinj në disa raste.
Bëhet me dije se disa tifozë turq përfunduan në spital me dëmtime të shumta.
Me ndodhitë e ndodhura në stadiumin Air Albania, klubi i Tiranës rrezikon një gjobë të majme nga UEFA pasi ata ishin dhe organizatorët e këtij takimi.
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 13:09 Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)
- 12:48 Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme