Policia zbulon 37 bimë kanabis në Memaliaj, procedohet kryeplaku i fshatit
Policia ka vijuar me kontrollet nga ajri dhe nga toka për zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve janë zbuluar në fshatin Përparimaj, Memaliaj, në një zonë të pyllëzuar 37 bimë kanabis, të cilat më pas janë asgjësuar me anë të djegies.
Policia bën me dije se lidhur me këtë rast është proceduar penalisht për shpërdorim detyre Kryeplaku i fshatit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Përparimaj, Memaliaj, në një zonë të pyllëzuar, kanë gjetur të kultivuara 37 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuar me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest