Ministrja Krifca: Mbështetje të veçantë blegtorisë, përfitojnë të 12 mijë aplikantët
Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve të malit të Çajupit të zhvillojnë më tej blegtorinë dhe të sigurojnë më shumë të ardhura.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi sot një stan në majën e Çajupit, në Libohovë të Gjirokastrës.
“Kemi zgjedhur disa stane të tillë për t’i mundësuar infrastrukturën energjitike që i mungonte duke instaluar panele fotovoltaikë, inverter si dhe infrastrukturë ruajtëse me tanker ftohës, çka i mundëson këtij stani, por dhe disa blegtorëve përreth që ta që ta grumbullojnë e ta ruajnë qumështin në tankerin ftohës, që merr energji nga panelet”, u shpreh Krifca.
Ministrja tha se, po punohet për mbështetjen në përpunimin e qumështit dhe certifikimin e produktit drejt e nga stani.
“Duam të japim modelin e mbështetjes së një blegtorie të qëndrueshme e cila mbështetet edhe me aktivitete ekonomike të tjera për blegtorët tanë, siç është dhe agroturizmi. Me mbështetjen nga MBZHR dhe me dijen e inovacionin nga praktikat më të mira blegtorale të Francës, bashkojmë këto prakitika në funksion të një realiteti shqiptar të jashtëzankonshëm, me njerëz punëdashës, për një sektor që na jep rezultate të shkëlqyera”, tha Krifca.
Krifca bëri të ditur se, qeveria ka dyfishuar buxhetin për blegtorinë dhe po e zgjeron atë me projekte të reja në bashkëpunim me donatorët e huaj.
“Këtë vit gjithashtu i kemi dhënë prioritet blegtorisë, duke shpallur përfitues të gjithë blegtorët që kanë aplikuar në skemën mbështetëse të mbështetjes. Janë rreth 12 mijë aplikantë dhe të 12 mijë blegtorët do ta marrin këtë mbështetje”, deklaroi Krifca.
Ndërsa Vigan Dervishi, përfaqësues i projektit francez që po zbaton projektin në mbështetje të implementimit të teknologjive bashkëkohe në mbarështimin e blegtorisë dhe rritjen e prodhimit të qumështit, tha se, projekti “Itinerare të gjelbërta” i dedikohet tërësisht blegtorisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tushemishtit i rikthehen vizitorët, investimet dhe çmimet e ulëta tërheqin pushuesit
- Pllakat zunë poshtë punonjësin, arrestohet pronari. Policia: S’i dha as ndihmë
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona